Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligës së Kosovës.
Në Podujevë, Llapi dhe Drita kanë prodhuar një ndeshje me shumë gola. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 4, shkruan GazetaBlic.
Llapi kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me Ahmed Januzin, por Drita reagoi menjëherë me Xhevdet Shabanin.
Në minutën e 30’të, Festim Alidema shënoi nga distanca, por menjëherë Llapi barazoi me Edon Sadriun.
Megjithatë, Xhevdet Shabani dhe Pricley shënuan edhe dy gola të tjerë për fitoren e Dritës në këtë takim.
Ky ishte një tjetër rezultat negativ për Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, stadium ky që para disa javësh ishte vlerësuar si “Banja e Lluzhanit” nga trajneri i kësaj skuadre , Tahir Batatina.
Ai madje kishte thënë se asnjë skuadër nuk do të mund të marrë pikë në këtë stadium.
/GazetaBlic/


