Sporti

Futbollistët e Feyenoordit tashmë shumë afër stadiumit “Air Albania”

05/25/2022 19:30
nga:Mergim Rreci

Roma-Feyenoord, është dita e finales së madhe.

Akti i fundit i Ligës së Konferencës luhet në Tiranë. Giallorossët janë skuadra e vetme italiane ende në Evropë dhe nga ora 21:00 do të përballen me bardhekuqtë nga Holanda në “Air Albania”, transmeton GazetaBlic Sport.

Klubi i fundit italian që fitoi në Evropë ishte Interi i vitit 2010, që në krye kishte Mourinhon. Trajneri i njëjtë sonte do të provojë sërish një triumf në Evropë – por në stolin e Romës.

Pak para finales, skuadra e Feyenoordit tashmë është shumë afër stadiumit “Air Albania”.