Sporti

Futbollistët e Chelseat denohen me 20% ulje page, shkak moskualifikimi në Champions League

05/06/2026 12:52
nga:L J

Chelsea ka kaluar një sezon jo të mirë, derisa kur jemi pranë fundit të kampionatit, “blutë” janë jashtë Ligës së Kampionëve.

Për këtë dështim, drejtuesit e skudrës londineze pritet të marrin masa ndaj futbollistëve.

Sipas raportimeve të “The Telegraph” ata pritet të dënohen me ulje të pagave për 20%.

Po ashtu dënimi do të përfshij edhe bonuset që kanë futbollistët në kontratat e tyre.

Chelsea u përball me kriza të vazhdueshme rezultatesh, ku fillimisht e shkarkoi trajnerin Enzo Maresca, për të zëvendësuar me Liam Rosenior, i cili po ashtu u shkarkua javë më parë.