Barcelona si shumë klube për momentin, nuk është në pozitë të mirë financiare.
Megjithatë, futbollistët kanë dalur kundër uljes së pagave, përcjell GazetaBlic Sport.
Drejtori i futbollit i klubit, Mateu Alemany, foli në prezantimin e ri të nënshkrimit Eric Garcia rreth situatës.
“Të gjithë në klub do të duhet të bëjnë një përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë e tij,” tha Alemany.
Situata në Camp Nou është shqetësuese, aq shqetësuese në fakt që presidenti i ri i klubit ka aplikuar për një hua 500 milion euro nga Goldman Sachs, 100 milion euro prej të cilave do t’i paguhen klubit para fundit të këtij muaji.
Humbjet totale të klubit për këtë sezon janë rreth 300 milion euro, duke e çuar totalin e tyre në rreth 1.2 miliardë.
Lojtarët tashmë morën një goditje financiare sezonin e kaluar për të ndihmuar klubin dhe do të duhet të përgatiten vetë për të bërë të njëjtën gjë përsëri këtë edicion.
Ata mendojnë se është e padrejtë që pritet të paguajnë për gabimet e bëra nga ata që janë përgjegjës të klubit.
/GazetaBlic Sport/


