Sporti

Futbolli në zi, vdes ish-lojtari i Premier Ligës

09/01/2024 10:09
nga:N K

Ish-mbrojtësi i klubeve angleze si Leicester City, Cardiff City dhe Leeds United, Sol Bamba ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.

Bamba ka qenë një punonjës në klubin turk Adanaspor, të cilët e bën të ditur lajmin për ndarjen e tij nga jeta mbrëmjen e së shtunës.

“Drejtori ynë Souleymane Bamba, i cili u sëmur para ndeshjes ndaj Manisas, u dërgua në spital dhe fatkeqësisht e humbi betejën e tij për jetën atje. Ngushëllimet tona për familjen dhe komunitetin tonë”, thuhej në njoftimin e Adanaspor