Sporti

Futbolli në Ukrainë do të luhet pavarësisht situatës dramatike me Rusinë

02/22/2022 17:15
nga:Lorik J

Liga e futbollit në Ukrainë do të rifillojë, pavarësisht situatës dramatike mes Ukrainës dhe Rusisë.

Zyrtarët ukrainas të futbollit kanë konfirmuar se do të vazhdojnë me planet për të rifilluar ligën vendase të premten, pavarësisht kërcënimit të pushtimit nga Rusia, përcjell GazetaBlic Sport.

Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin njohu dy rajone lindore të Ukrainës – rreth Donetskut dhe Luhanskut – si shtete të pavarura pas muajsh tensionesh të vazhdueshme dhe deri në 150,000 trupa ruse u grumbulluan rreth kufijve të Ukrainës.

Putin më pas njoftoi se ‘trupat paqeruajtëse’ do të hynin gjithashtu në të dy rajonet, me kërcënimin se mund të përshkallëzohej më tej në një pushtim të plotë.

Por, liga është vendosur të rikthehet në fund të javës pas një pushimi dimëror dy mujor dhe 16 skuadrat e përfshira duan të përpiqen të vazhdojnë sezonin në një përpjekje për të ruajtur një formë normaliteti në vend.

“Mesazhi kryesor për popullin ukrainas tani është të vazhdojë,” tha eksperti ukrainas i futbollit dhe gazetari Andrew Todos për Daily Mail.

“Njerëzit janë të shqetësuar, por futbolli mund të na qetësojë, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport