Sporti

Futbolli në Brazil përcillet me emocione të mëdha – Reagimet të çmendura të yjeve të Premierligës kur e kuptuan se janë ftuar në Kupën e Botës

11/07/2022 19:52
nga:E K

Futbolli luan një rol të rëndësishëm në të gjitha pjesët e botës, por në Brazil është diçka edhe më e veçantë.

Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë futbolli për popullin brazilian, dhe sot ndoshta i gjithë vendi u ndal pasi trajneri Tite shpalli skuadrën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës në Katar, përcjell GazetaBlic Sport.

Në listë janë 9 sulmues, nuk ka pasur surpriza të mëdha nëse përjashtojmë faktin që për shembull Firmino nga Liverpooli apo Gabriel Magalhaes nga Arsenali nuk janë në listë dhe videot nga shtëpitë e Antony, Richarlison dhe Bruno tregojnë se sa me padurim prisnin lojtarët për të dëgjuar emrin e tyre.

Siç pritej, të tre ishin në listë, do të ishte shumë e çuditshme nëse Tite nuk do t’i çonte në Katar, por nuk e fshihnin entuziazmin, as ata dhe as të afërmit e tyre që ndoqën thirrjen e emrave. Veçanërisht mbresëlënës ishte Bruno Guimaraes, i cili e priti emrin e tij me një foshnjë në krahë.

/GazetaBlic Sport/