Sporti

Futbolli francez në krizë, priten masa të ashpëra për parandalimin e skenareve të dhunës

11/25/2021 12:54
nga:E K

Në javët e fundit, kampionati francez ka qenë protagonist për të keq me disa momente të dhunës ekstreme të kryera nga tifozët, në një periudhë të shënuar me rikthimin e publikut në stadiume.

Në ndeshjen e xhiros së fundit, në ndeshjen mes Lyonit dhe Marseilles, Dimitri Payet u godit në fytyrë nga një shishe e hedhur nga tribuna, duke çuar në ndërprerjen e ndeshjes pas pesë minutash, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky lloj eventi është përsëritur gjatë gjithë këtij sezoni, gjë që ka shkaktuar shqetësimin e autoriteteve dhe organeve përgjegjëse për sportin në Francë. Lidhur me këtë, ministrja franceze e sportit, Roxana Maracineanu, tha për radion France Info:

“Ky është agresioni i gjashtë [që nga fillimi i ligës] në botën e futbollit: kjo duhet të marrë fund. Të gjithë duhet të kuptojnë se ajo që është në rrezik sot është mbijetesa e futbollit francez dhe modeli i tij ekonomik”.

Madje ministri ka thirrur një takim me drejtuesit e Ligës Profesionale të Futbollit, Federatën Franceze të Futbollit dhe përgjegjësit e disa klubeve, me qëllim që të diskutohen masat që do të zbatohen në këto raste dhe si të parandalohen që këto sjellje të mos vazhdojnë të përsëriten.

/GazetaBlic Sport/