Problemet e përsëritura të tifozëve në Ligue 1 po vënë në rrezik të ardhmen e futbollit francez, tha ministrja franceze e sportit, Roxana Maracineanu pasi ndeshja e së dielës ndërmjet Lyon dhe Marseille u anulua për shkak të dhunës së shkatuar nga tifozët.
Derbi fancez u anulua pothuajse dy orë pasi u pezullua kur lojtari i Marseille, Dimitri Payet u godit nga një shishe e hedhur nga tribuna pas vetëm pesë minutash lojë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjyqtari Ruddy Buquet i dërgoi lojtarët në dhomën e zhveshjeve pasi Payet u rrëzua në tokë nga goditja, ndërsa po përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi.
“Ata duhet të arrijnë një marrëveshje, ky lloj problemi duhet të zgjidhet nga Liga”, tha Maracineanu për radion France Info të hënën.
“Unë mendoj se të gjithë duhet të kuptojnë se është mbijetesa e futbollit francez është në rrezik”, përfundoi ministrja franceze.
/GazetaBlic Sport


