Sporti

Futbolli bashkon, dhe rivaliteti është vetëm në fushë | Courtois i uron shërim të shpejtë Ter Stegenit

12/06/2023 11:12
nga:Lorik J

Futbolli bashkon, dhe rivaliteti është vetëm në fushë. Këtë e ka treguar portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, i cili ka një dëmtim të rëndë që e ka detyruar të humbasë të gjithë sezonin. Belgu ka mbështetur kolegun e tij nga Barcelona, Marc-Andre ter Stegen, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni.

“Shumë kurajo! Shërohuni shpejt”, i ka shkruar gardiani i Real Madridit gardianit të Barcelonës nën postimin e gjermanit në Instagram, duke treguar se respekti për kundërshtarin është i pari.

Thibaut Courtois këputi ligamentet para fillimit të sezonit dhe në rastin më të mirë do të rikthehet në lojë në fazat mbyllëse të sezonit për të hyrë në ritëm për Euro 2024, ndërsa Marc-Andre ter Stegen ka një problem me shpinën që do të jetë jashtë deri në shkurt.