Sporti

Futboll dhe bomba, një ndeshje në Ukrainë zgjati pesë orë!

11/09/2023 08:35
nga:Lorik J

Ekipet e futbollit të Ligës së Parë Dnipro-1 dhe Alexandria luajtën ndeshjen më të gjatë në historinë e futbollit ukrainas, e cila zgjati gati pesë orë.

Ndeshja, siç raportojnë mediat ukrainase, u luajt të hënën në Dnipro, filloi në orën 17:00 dhe përfundoi pak pas orës 22:00, pas gati 280 minutash.

Shkak për këtë ishin sirenat e shumta të sulmeve ajrore. Ndeshjet, të cilat për arsye sigurie luhen pa shikues, duhet të braktisen në rast të sirenave të sulmit ajror, të cilat u dëgjuan disa herë gjatë ndeshjes mes Dnipro-1 dhe Aleksandrisë.

“Kjo është ndeshja më e gjatë në historinë e kampionatit ukrainas”, raporton portali “sport.ua”.

Në fund, Dnipro fitoi 1-0 me golin e Aleksandër Filipov në minutën e 34-të.

/GazetaBlic Sport