Lajme

Fushtica: Objektet e braktisura, rrezik serioz për sigurinë e banorëve

08/24/2024 15:17
nga:Y I

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e kryeqytetit sot në mëngjes pati një ndërhyrje urgjente në objektin e Shkollës së Parë Shqipe për të eliminuar rreziqet e mundshme për sigurinë e qytetareve.

Drejtori i Emergjencave të kryeqytetit, thotë se objektet e braktisura në qytet paraqesin një rrezik serioz për sigurinë e banorëve.

“Mungesa e mirëmbajtjes dhe kujdesit në këto ndërtesa rrit mundësinë e aksidenteve, ndërhyrjeve të paautorizuara, dhe mund të bëhen strehë për aktivitete të paligjshme”, u shpreh ai.

Ai kërkoi ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në objektet e trashëgimisë kulturore që paraqesin rrezik për sigurinë publike në kryeqytet.

Njoftimi i plotë: