Lajme

Fushë Kosovë: Të shtëna me armë zjarri/ Policia jep detaje, tregon a ka persona të lënduar

10/04/2022 22:12
nga:Genita C

Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Fushë Kosovë, teksa nga ky incident s’ka të lënduar.

Rastin për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ku thotë se tashmë Policia kanë dal në vendin e ngjarje.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.