Lajme

Fushë-Kosovë: Rrahu gruan, bie në pranga i dyshuari

09/03/2023 08:57
nga:G B

Në qytetin e Fushë Kosovës ka ndodhur një rast i dhunës në familje.

Dyshohet se burri ka rrahë gruan e tij.

Viktima është dërguar te familja e saj për strehim, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE – Fushë Kosovë 02.09.2023 – 11:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën-bashkëshorten e tij, te njëjtën e kishte sulmuar fizikisht. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima dërgohet në familjen e saj për strehim.