Një vajzë e mitur ka raportuar se është abuzuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Fushë Kosovë 10.12.2025-10:30. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se ishte abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, raportohet po ashtu se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Dhunim”.


