Në një nga qendrat më të mëdha të votimit në Fushë-Kosovë, ku janë të regjistruar mbi 12 mijë votues, procesi po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë incident.
Drejtori i qendrës, Ismet Gashi, tha se ndryshe nga raundi i parë, këtë herë nuk ka pasur fluks të madh në orët e mëngjesit.


