Lajme

Fushë Kosovë: Arrestohet i dyshuari që kërkohej për disa vepra

07/28/2023 14:06
nga:Mergim Rreci

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i kërkuar, për veprën lëndim trupor, sulm ndaj personit zyrtar dhe për 15 raste të vjedhjeve të rënda, raporton GazetaBlic.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për disa vepra penale
Dje nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për disa vepra.
Puna e hetuesve , është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar i cili kërkohej për Lëndim Trupor, Sulm ndaj personit zyrtar si dhe 15 raste të vjedhjeve të rënda.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.