Fushë Kosova po vazhdon të përgatitet për gjysmën tjetër të stinorit në Superligën e Kosovës.
Skuadra e promovuar këtë vit në ligën elitare të Kosovës pas marrëveshjes me lojtarin Kristi Kote ka arritur të përforcoj skuadren edhe me një tjetër lojtar.
GazetaBlic Sport mëson se Fushë Kosova tashmë ka siguruar shërbimet e Damir Kojasevic.
Damir Kojasevic 36 vjeçar luan në pozitën e mesfushorit ofanziv dhe së fundmi është aktivizuar te skuadra e Arsenal Tivat ku edhe i skadoi kontrata në janarin e këtij viti.
/GazetaBlic Sport/


