Fushë Kosova ka siguruar fitoren e parë në Superligë.
Me dy golat e realizuar nga Urim Statovci, Fushë Kosova triumfoi me rezultat 2 me 0 ndaj Gjilanit, shkruan GazetaBlic Sport.
Statovci shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 39-të, kurse i njëjti futbollist dyfishoi shifrat në minutën e 79-të.
Kjo është fitorja e parë në kampionat për Fushë Kosovën, duke shkuar tashmë në kuotën e 5 pikëve.
/GazetaBlic Sport/


