Sporti

Fushë Kosova me paraqitje befasuese në xhirot e fundit, Lis Demiri: Fitoret ndaj Dritës dhe Ballkanit na shtojnë shpresat për mbijetesë

03/15/2024 11:44
nga:E K

Fushë Kosova po kalon në një momentum të mirë në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Fushë Kosovës në tri ndeshjet e fundit është pa humbje duke barazuar me Dukagjinin dhe duke mposhtur befasisht pretendentët për titull si:Drita dhe Ballkani.

Lojtari i kësaj skuadre që pati paraqitje tejet të mirë në fitoren e fundit ndaj Ballkanit, Lis Demiri ka folur për GazetaBlic Sport ku ka thënë se rezultatet e fundit kanë shtuar shpresat e skuadrës.

“Patjetër që gjasat janë rritur për objektivin që kemi, pra të mbetemi në Superligë. Merita e rezultateve i takon trajnerit me staf dhe gjithë lojtarëve të cilët po japin gjithçka nga vetja. Natyrisht që motivi është i lartë sepse kemi mposhtur dy ekipe pretendente për titull kur dihet forca si e Dritës ashtu edhe e Ballkanit. Lufta do të vazhdojë deri në fund për mbijetesë. Sa i përket paraqitjes me Ballkanin merita ka qenë e gjithë lojtarëve unë kam kry vetem detyren time, për synimet personale do flas pas përfundimit të sezonit sepse jam i koncentruar vetëm në këto xhiro që kanë mbetur deri në fund“, tha Demiri për GazetaBlic Sport.