Skuadra e Fushë Kosovës ka triumfuar ndaj Lirisë në ndeshjen e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Ekipi i Burim Shalës ka triumfuar ndaj Lirisë në Lipjan me rezultatin 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë në këtë duel për Fushë Kosovën e realizoi Dominik Ivkic pas 60 minutave lojë, teksa Osman Mëziu dyfishoi avantazhin dhjetë minuta më pas.
Deri në fund nuk kishte ndryshime, teksa me këtë fitore Fushë Kosova ngjitet në pozitën e parafundit me 10 pikë – teksa Liria bie në atë të fundit me veç 8 pikë.
/GazetaBlic Sport/


