Lajme

Fushata në oda/ Koci: S’janë mendu për gra, s’kanë si me u ulë, as si me u përshtatë

01/05/2025 11:51
nga:G B

Avokati Arianit Koci ka reaguar pasi fushata për zgjedhje po mbahet edhe në oda.

Ai ka thënë se odat nuk janë menduar për gratë prandaj edhe po shkaktojnë telashe.

Koci ka propozuar një zgjidhje për këtë problem.

Shkrimi i tij:

Odat s’janë mendu për gra, prandaj gjatë fushatës po ndihen keq.

S’kanë si me u ulë, as si me u përshtatë.

Me u ulë këmbëkryq? Nuk po mundem për shumë arsye. Po me i mbajtë këmbët anash? Njejtë!

Në anën tjetër, politikanët po e kultivojnë kërkimin e votës nëpër oda!

Zgjidhja:

1. Shto karrige a kolltuqe.

2. Bëje më moderne odën, përshtate për të gjithë.

3. Traditat s’janë të shenjta, ndryshoje kur s’përshtaten.

A ka lider që e thotë këtë gjatë fushatës?

Pse dyshementë duhet të na mbajnë peng?

Traditat duhet me i ruajt, por jo kur na mbajnë mbrapa.

Mbi të gjitha, shoqëria që e përjashton gruan në këtë kohë, nuk është shoqëri moderne.