Lajme

Fushata e VV-së do të jetë “thikë për përçarje të popullit”, thotë ish-diplomati Arifi

11/24/2024 21:59
nga:G C

Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë “të thikës së përçarjes në popull” ndërsa paralajmëron intenzitete të mëdha “linçimesh” nga kjo parti ndryshe nga fushatat e partive tjera politike opozitare të cilat paraqiten të moderuara.

“Fushata që paralajmrojnë do të jetë fushatë e futjes së thikës së përqarjes në popull çfarë se kemi pa asnjëherë në tokat tona, fushatë e glorifikimit të mashtrimit në stilin e glorifikimit të Homeinit në Iran dhe pavarësishtë rezultatit do të lëndon rëndë qytetarin dhe perspektivën Euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Arifi.

Postimi i plotë:

Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nepër rrjete sociale. Në ditët dhe javët në vijim Kosova sdo të sheh fushatë partie politike çfarë e bën çdo parti politike në botën demokratike. Lëvizja Vetëvendosje si partia financiarisht më e fuqishmja në rajon do të përdorë të gjitha format e ndyta të linqimit të gënjeshtrave dhe mashtrimeve që edhe një herë me i’a shpërla trurin qytetarëve të Kosovës.

Fushata që paralajmrojnë do të jetë fushatë e futjes së thikës së përqarjes në popull çfarë se kemi pa asnjëherë në tokat tona, fushatë e glorifikimit të mashtrimit në stilin e glorifikimit të Homeinit në Iran dhe pavarësishtë rezultatit do të lëndon rëndë qytetarin dhe perspektivën Euroatlantike të Kosovës. Populli i Kosovës është para një provimi të vështirë. Nuk do të jetë votë e rëndomtë. Vota për VV do të jetë votë e errësirës.