Sporti

Fusha sintetike pakti me Gaz Demin, çfarë e largoi Eros Grezdën nga Partizani

12/06/2023 15:49
nga:Lorik J

Largimi i Eros Grezdës nga skuadra e Partizanit ishte disi e pritshme nga ana e tifozërisë së kuqe. Dje, kampionët e Shqipërisë zyrtarizuan “divorcin” me futbollistin dhe tashmë ai është një lojtar i lirë. Dëmtimet e shumta e përndoqën edhe tek të kuqtë. E për këtë erdhi edhe largimi i parakohshëm.

Grezda dhe presidenti Gaz Demi kanë pasur një pakt me njëri-tjetrin, që t’i shërbejnë klubit dhe vetes. Në kushtet kur dëmtimet ishin të njëpasnjëshme, lojtari kërkoi largimin për t’iu mos iu bërë “barrë” kryeqytetasve.

Fusha sintetike ka ndikuar në performancën e tij dhe këtë e ka deklaruar vetë në shtypin e shkruar. Burime të besueshme pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije që edhe trajneri Zekiç në fillimet e punës së tij, ka kërkuar një fushë me bar natyral.

Padyshim që kosto është e madhe, megjithatë një gjë të tillë Gaz Demi e ka premtuar se do ta bëjë në të ardhmen duke zhvendosur barin sintetik në fushat që do të përdoren për stërvitjet e moshave.