Fury do të përballet me Wilderin të shtunën për luftën e titullit WBC.
Ai e ka konsideruar Wilderin si më të luftëtar tejet të rrezikshëm në kategorinë e rëndë, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë ai është shprehur se e ndjen vetën në formë dhe nuk do ketë mëshirë për Wilderin.
“Nuk ka rëndësi nëse është Wilder apo ndonjë tjetër, pasi kjo është rruga e suksesit të Tyson Fury. Kam 13 vjet që e bëj këtë rrugë”, tha fillimisht ai.
“Wilder është një boksier me një grusht si dinamit, por unë jam në formë dhe do bëj atë që di të bëj më mirë: Të boksoj dhe fitoj. Do ta hedh sërish KO, ndaj mezi po pres ta kem sërish përballë në ring.
Nuk do të kem mëshirë rë ring. S’jam nga ata që tremben nga fjalët e tij dhe do të jem gati për çfarëdo strategjie të ketë”, përfundoi ai.


