Sporti

Fury pritet të njoftojë për duelin e tij gjatë javës tjetër – por nuk do të jetë ndaj Usyk

09/04/2022 13:23
nga:E K

Tyson Fury është rikthyer nga “pensionimi”.

Boksieri britanik do të rikthehet në ring për tu ndeshur sërish pas dëshirës së tij të shprehur hapur për një duel me Usyk, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, thuhet se kundërshtari i tij i ardhshëm nuk do jetë Usyk.

“Unë kam pritur për oferta, por Usyk papritur tha se nuk donte të duelonte, ai dëshiron duelin vitin tjetër, jo këtë vit”.

“Kështu, unë nuk do të pres për askënd, unë do të njoftoj duelin për javën tjetër”, shtoi tutje boksieri.

/GazetaBlic Sport/