Sporti

Fundjavë shumë interesante në Serie A, këta janë kundërshtarët e Milanit, Interit e Napolit

12/10/2021 19:31
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e radhës në Serie A.

Ndeshja e parë e kësaj xhiroje zhvillohet sonte në ora 20:45, atje ku takohen Genoa dhe Sampdoria, shkruan GazetaBlic Sport.

Milani dhe Juventus zbresin në fushë ditën e nesërme, ku do të përballen me Udinesen, respektivisht Venezian.

Interi takohet ditën e dielë me Cagliarin, kurse Napoli zhvillon ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Empolit.

Ja orari i plotë i ndeshjeve.

/GazetaBlic Sport/