Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorët komunal kanë shkuar në Pejë për një vikend punë.
Rama me ekipin e tij janë vendosur në një nga hotelet e këtij qyteti
E mëngjesin e sotëm ai e ka nisur në një takim me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Në këtë takim është edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.
Opozita në Prishtinë e ka kritikuar Ramën për shpenzime të panevojshme. Sipas tyre, ky takim ka mundur të mbahet në kryeqytet.