Sporti

Fundjavë interesante në Superligën e Kosovës në basketboll

01/27/2024 09:58
nga:Mergim Rreci

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 19-të e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Takime interesante në elitën e basketbollit edhe gjatë kësaj fundjave, përcjell GazetaBlic Sport.

Ditën e sotme, Vëllaznimi do të përballet me Golden Eagle Yllin, kurse Sigal Prishtina e pret Bashkimin.

Nesër, Trepça do të udhëtojë në Prizren për t’u përballur me Proton Cable Prizreni, kurse Peja e pret Istogun.

Prince Caffe Superliga-Java 19
E shtunë
17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
E diel
17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça
19:00 Peja – Istogu

/GazetaBlic Sport/