Superliga e Kosovës vjen nesër dhe pasnesër me ndeshjet e xhiros së 14-të.
Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohen në këtë fundjavë, shkruan GazetaBlic Sport.
Nesër zhvillohen dy takime, Ferizaj – Drenica dhe Malisheva – Trepça ’89. Të dyja ndeshjet pritet të jenë shumë të rivalizuara, kjo për faktin se kemi të bëjmë me përballje direkte të skuadrave që synojnë të vazhdojnë qëndrimin e tyre në nivelin elitar të futbollit kosovar.
E diela na dhuron një takim sfidë fantastike, atje ku në ‘Zahir Pajaziti’, Llapi e pret skuadrën e Dritës. Kjo konsiderohet të jetë kryendeshja e kësaj jave, edhe për faktin se takimi tjetër mes Ballkanit dhe Prishtinës është shtyrë për një datë tjetër.
Ndeshja tjetër e së dieles zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/


