Sporti

Fundjava e rezervuar për një meç fantastik në botën e boksit, Parker dhe Chisora përballen në rimeçin e tyre

12/17/2021 15:28
nga:Mergim Rreci

Joseph Parker dhe Derek Chisora ​​do të përballen për peshat e rënda në Manchester këtë fundjavë.

Meçi i Joseph Parker kundër Derek Chisora ​​në Mançester pritet të jetë një tjetër përballje e ngushtë dhe jashtëzakonisht interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

Në maj, Parker fitoi meçin e parë ndaj Chisoras dhe tashmë pritet të jetë një rimeç fantastik.

Britaniku menjëherë e bëri të qartë se dëshironte një revansh ndaj Parker, diçka për të cilën Parker pranoi pavarësisht se nuk ishte i detyruar kontraktualisht, duke vendosur rrugën për luftën e dytë.

Këtë herë, ndryshimi i madh do të jetë se do të zhvillohet para një publiku të mbushur plot në Manchester Arena – ndërsa përballja e mëparshme ishte me dyer të mbyllura.

Meçi do të zhvillohet nesër rreth orës 22:00.

/GazetaBlic Sport/