Sporti

Fundi i sagës: Milani ka gjetur një ekip të interesuar për Rafael Leaon, marrëveshja është afër

08/25/2026 08:49
nga:L J

Afati kalimtar i transferimeve për Milanin vazhdon të sillet rreth sagës së Rafael Leao, e cila me çdo javë që kalon bëhet një nga çështjet më urgjente për klubin.

Reprezentuesi portugez ishte shumë i qartë edhe para Kupës së Botës 2026, duke deklaruar se kishte dhënë gjithçka për kuqezinjtë dhe donte të provonte një kampionat të ri.

Ëndrra e tij ka qenë gjithmonë Premier League. Në këtë pikë një kandidat i ri dhe serioz shfaqet në skenë. Sipas Gazzetta dello Sport, Aston Villa po tregon interes të fortë për Rafael Leaon dhe mund të jetë klubi që do të finalizojë marrëveshjen.

Pas shitjes rekord të Morgan Rodgers te Chelsea për 137 milionë euro, Villa ka ndikimin financiar për të realizuar një transferim kaq të madh, me trajnerin Unai Emery që e sheh Leaon si një objektiv i cili mund ta forcojë ndjeshëm sulmin e tij, veçanërisht me Ollie Watkins që do të bashkohet me Al Hilal.

Bisedimet fillestare nuk kanë çuar ende në një marrëveshje, por agjenti Jorge Mendes po punon për ta bërë këtë mundësi realitet.

/GazetaBlic Sport