Lajme

Fundi i pandemisë! IKSHP vjen me një njoftim të rëndësishëm pas 2 vitesh punë intenzive

03/04/2022 14:03
nga:Genita C

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka ndërprerë marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave pasi u përmisua gjendja epidemiologjike , raporton GazetaBlic.

Këtë e ka bërë të ditur vet IKSHP përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Në këtë njoftim thuhet se qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00.

NJOFTIMI I PLOTË:

Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërpen marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-
CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave.
Qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00.