Fit&Sexy

Fundi i muajit prill është koha e duhur për mbjelljen e kungulleshkave

04/22/2022 21:22
nga:G C

Kungulleshkat janë të mbushura me fibra, minerale dhe vitamina.

Ato njihen si një ndër perimet më të rëndësishme për trupin e njeriut.

Kungulleshkat janë të përshtatshme edhe për bebet dhe përbëjnë bazën e supës së parë që ato provojnë në jetë.

Vlerat ushqyese të kungulleshkave

Vlerat e këtyre perimeve të rëndësishme janë të larmishme. Ushqyesit e tyre përthithen shumë lehtë nga organizmi i njeriut dhe janë të përshtatshme edhe për personat që vuajnë nga diabeti, gastriti apo mbipesha.

Kungulleshkat janë të pasura me vitamina C, B1, B2 dhe A. Ato përmbajnë edhe acid folik shumë i domosdoshëm për gratë shtatzënë dhe jo vetëm. Kungulleshkat ofrojnë pak kalori, gjë që i bën perfekte për njerëzit që duan të kujdesen për linjat e trupit.

Si të mbillni kungulleshkat në vazo?

Fundi i muajit mars dhe prilli janë muajt perfekt për të nisur procesin e mbjelljes së kungulleshkave. Dheu në vazon tuaj duhet pastruar mirë dhe plehëruar. Kungulleshkat mund t’i mbillni nga fara duke i futur ato në një thellësi prej 8-12 centimetrash. Kungulleshkat duhen mbjellë në një distancë minimale prej 15 centimetra nga njëra tjetra.

Vazoja duhet mbajtur në një vend të ndriçuar mirë nga dielli. Pas mbjelljes së farave, kujdesuni që të hidhni ujë në vazo. Pas mbjelljes mund t’i ujisni bimët një herë në dy ditë, por kur moti është i nxehtë, edhe më shpesh, shkruan AgroWeb.