Sporti

Fulham luan sonte, trajneri portugez e lë Armando Brojën në tribuna!

04/02/2024 20:02
nga:Lorik J

Fulham luan në transfertë ndaj Nottingham Forest, sfidë e vlefshme për Premier League. Trajneri Marco Silva ka dërguar sërish në tribunë Armando Brojën.

Për sulmuesin shqiptar kjo është e treta ndeshje radhazi që përfundon në tribunë duke mos ia dalë që të grumbullohet e të qëndrojë në gatishmëri për t’u futur në lojë nga stoli.

Silva preferon titullar Rodrigo Muniz ndërsa në stol është rikthyer Raul Jimenez. Silva e theksoi para disa ditësh se nuk ka vend për tre sulmues në skuadër dhe në këtë formë, i sakrifikuari është Armando Broja./ss