Sporti

Fulham – Liverpool, sonte zhvillohet ndeshja kthyese në gjysmëfinalen e EFL Cup

01/24/2024 16:03
nga:Mergim Rreci

Fulham dhe Liverpool përballen sonte në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të EFL Cup.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat kërkojnë rezultatin pozitiv dhe finalen e madhe, me fituesi e kësaj përballje që do të takohet në finale me Chelsean.

Ja formacionet e mundshme:

Fulham: Leno; Castagne, Adarabioyo, Diop, Robinson; Palhinha, Reed; Decordova-Reid, Pereira, Willian; Jimenez

Liverpool: Alisson; Bradley, Konate, Van Dijk, Gomez; Elliott, Mac Allister, Gravenberch; Gakpo, Jota, Nunez

/GazetaBlic Sport/