Sporti

Fulham dhe PSG në bisedime për Kurzawa

08/29/2022 16:09
nga:E K

Fulham dhe Paris Saint Germain janë në bisedime për Layvin Kurzawa.

Kurzawa nuk po shihet si pjesë e planeve të trajnerit të ri të PSG-së, Christophe Galtier, andaj mund të largohet.

Sipas njoftimit nga Fabrizio Romano, Fulham dhe ekipi parisien janë në kontakt të drejtpërdrejtë për të arritur marrëveshjen për Layvin Kurzawa.

PSG është i hapur për ta lënë të largohet, tarifa ende diskutohet mes dy klubeve.

Mbetet të shihet nëse do ketë marrëveshje në mes drejtuesve të skuadrave, pak ditë para mbylljes së merkatos.