Sporti

“Fuerza Bahia Blanca”, dedikimi i Lautaros për viktimat e tragjedisë së vendlindjes

12/17/2023 23:30
nga:E K

“Fuerza Bahia Blanca”. Ky ishte mesazhi i dalluar në fanellën e Lautaro Martinezit, pasi zhbllokoi takimin me Lazion në “Olimpico”.

Një dedikim prekës nga sulmuesi, i cili në orët e fundit ka mundur ta ndjekë nga distanca atë që ndodhi në qytetin e tij të lindjes. 13 persona gjetën vdekjen nga rrëzimi i çatisë së një qendre sportive pas një gare patinazhi.

Shkak i rrëshqitjes ka qenë reshjet e dendura të shiut dhe era që kanë përfshirë zonën.