Tyson Fury ka hedhur poshtë arsyet e Deontay Wilder për humbjen e tij në takimin e tyre të dytë dhe parashikoi një KO tjetër në të tretin.
Dyshja përballen në një përplasje trilogjike historike fundjavën e ardhshme, me Fury duke kërkuar fitoren e tij të dytë kundër rivalit të tij të madh, përcjell GazetaBlic Sport.
Fury e di se ai duhet të mbetet i fokusuar për të fituar meçin e e tretë, por ka pranuar se është lodhur nga “justifikimet” që vazhdojnë të bëhen nga kundërshtari i tij amerikan.
Ditën e sotme ka pasur shumë provokime në mes dy boksierëve, me postimet e tyre në rrjetin social “Twitter”. Tashmë meçi mes tyre është ndezur dhe pritet që të shtunën të jetë një spektakël i madh në ring.
No excuses this time. There’s only one. There’s only ever been ☝? #Gypsyking https://t.co/NMr6keG9KF pic.twitter.com/J11gqXO5EX
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) October 2, 2021


