Sporti

Tre emrat e mëdhenj që monitorohen nga Barcelona, Sterling mund të jetë futbollist i kësaj skuadre që në afatin kalimtar të janarit

11/26/2021 19:08
nga:Mergim Rreci

Barcelona tashmë është duke përgatitur merkaton e dimrit dhe Mateu Alemany, drejtori sportiv i klubit, ka udhëtuar për në Manchester këtë të premte, ku është takuar me drejtuesit e Manchester Cityt.

Në tavolinë, sipas Sport, ishin tre emra që janë në interesin e skuadrës katalanase: Raheem Sterling, Ferrán Torres dhe Bernardo Silva, transmeton GazetaBlic Sport.

Sa i përket anglezit, Barcelona do të përballet me mundësinë e huazimit deri në fund të sezonit me opsion blerje të detyrueshme, kjo në një kohë kur Raheem Sterling, i nënshkruar nga Liverpooli në vitin 2015, është me një këmbë e gjysmë jashtë klubit. dhe nuk është thelbësor për Pep Guardiolën.

E përditshmja katalanase sjell edhe emrin e Bernardo Silvës, duke kujtuar se mesfushori portugez, por paga e tij e madhe mund të jetë një problem për transferimin e tij.

/GazetaBlic Sport/