Lajme

Ftohtë e me ngrica në mëngjes, kthjellët e me diell gjatë ditës!

10/28/2021 06:59
nga:M K

Mot i kthjellët dhe me diell ditëve të fundit të tetorit. Orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica.

28.10 – Mëngjesi i ftohtë dhe me ngricë, në vise të ulëta shkurtimisht me kushte për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell dhe më butë.
29.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me kushte për mjegull/mjegullinë në ultësira, ditën kryesisht me diell dhe butë.
30.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.
31.10 – Kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit ftohtë e me ngricë.
1.11 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 1C, e maksimalet nga 15C, në rrafshin e Kosovës e deri në 17C nga Dukagjini.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike në një rënie të lehtë por që mbetet në vlera të larta.