Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbledhur për drekë “Grupin e Unitetit”, që ishte i përfshirë direkt në procesin e fazës para pavarësisë së Kosovës.
Aty i ftuar ka qenë edhe Kai Sanuer, nënsekretar i shtetit finlandez që në vitin 2006/7 ka shërbyer si këshilltar i Martti Ahtisarit – koha para pavarësisë.
Përmes një postimi në Twitter, ambaadori amerikan ka folur për përkushtimin e tyre në suksesin e Kosovës.
“Ne diskutuam për punën punën tonë kolektive në 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka thënë ai teksa i referohej fazës së pavarësisë së Kosovës.
Pako e Ahtisarit i kishte hapur rrugë pavarësisë së Kosovës e cila është shpallur më 17 shkurt 2008.
Delighted to host a lunch today for Ambassador Kai Sauer, Under-Secretary of State – Foreign & Security Policy @Ulkoministerio #Finland ?? and members of Kosovo’s 'Unity Team.' We discussed our collective work in 2006-07 & our commitment to Kosovo’s continued success. pic.twitter.com/Ffo4nv1nJq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 5, 2022