Lajme

FSSHK njofton se nxënësit pjesmarrës në programin “Drejt Malit” janë të sigurt

02/10/2026 23:19
nga:Sh R

Federata e Sportit Shkollor të Kosovës njofton se pas lëkundjeve sizmike të ndodhura sonte në rajon, të gjithë nxënësit pjesëmarrës në programin “Drejt Malit” në Qendrën e Skijimit në Brezovicë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Bëhet e ditur poashtu se ekipi i programit, së bashku me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe strukturat përgjegjëse të qendrës së skijimit, janë në çdo moment pranë nxënësve.

Janë kryer verifikimet e nevojshme dhe nuk është evidentuar asnjë rrezik apo incident.

“Situata po monitorohet vazhdimisht dhe Federata është në koordinim të plotë me institucionet përkatëse për të garantuar sigurinë maksimale të nxënësve dhe stafit. Siguria dhe mirëqenia e nxënësve mbeten prioritet absolut, dhe çdo informacion i ri do të komunikohet në mënyrë zyrtare”, shkruhet në njoftim. /Klankosova.tv