Lajme

FSK trajnon personelin e GIZ-it

20 ditë më parë
nga:N K

Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh) është zhvilluar me sukses Trajnimi i Ndihmës së Parë për pjesëtarë të personelit ndërkombëtar dhe lokal të “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit” GIZ, duke përfshirë pjesëmarrës nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, raporton GazetaBlic.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se ky trajnim intensiv kishte në fokus teknikat e shpëtimit të jetës, reagimin emergjent dhe aftësitë praktike të ndihmës së parë, duke synuar rritjen e gatishmërisë së pjesëmarrësve për përballimin e situatave kritike.

“Gjatë pesë ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ushtrojnë teknika të ndryshme të shpëtimit dhe ndihmës së parë në skenarë realistë, duke forcuar aftësitë e tyre profesionale”, thuhet tutje.

Po ashtu, sipas FSK-së, bashkëpunimi me GIZ në organizimin dhe zhvillimin e këtij trajnimi thekson angazhimin tonë të përbashkët për siguri, qëndrueshmëri dhe ndërtimin e kapaciteteve në rajon.

Postimi i plotë: