Lajme

FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I

11/22/2024 14:16
nga:N K

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve operacionale në fushën e komunikimit Forca e Sigurisë së Kosovës ka testuar kapacitetet e ndërlidhjes në ushtrimin fushor të komunikimit “Sinjali 2”.

Sipas njoftimit të FSK-së, qëllim i këtij ushtrimi është testimi i kapaciteteve të komunikimit të të gjitha njësive në nivel operacional dhe taktik për ofrimin e komandim-kontrollit në mbështetje të operacioneve luftarake, mbështetjes me shërbime përmes rrjeteve dhe sistemeve të teknologjisë informative.

“Përveç ngritjes, modernizimit dhe ofrimit te shërbimeve te C4I , është testuar edhe qëndrueshmëria e rrjeteve/sistemeve dhe monitorimi nga Qendrat Komanduese”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.