Lajme

FSK publikon momentin kur shpëtohet vajza 2 vjeçare në Turqi

02/08/2023 21:06
nga:Y I

Ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili është dërguar në Turqi për ndihmë pas tërmetit, e ka shpëtuar një vajzë dyvjeçare.

Ata kanë publikuar një video ku shihen teksa e nxjerrin nga gërmadhat vajzën e vogël.

Pos saj, ata kanë identifikuar edhe nënën e vajzës, e cila ende gjendet nën rrënoja.

Në një komunikatë për media, thuhet se ekipet e Kërkim – Shpëtimit të FSK-së që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në qytetin Hatay të Turqisë.