Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “IRON BRAVO 2024”, raporton GazetaBlic.
Sipas FSK-së, ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion luftarak në nivel Kompanie ndërsa detyrë esenciale në të cilën është trajnuar kjo kompani ishte mbrojtja zonale (operacionet mbrojtëse) si dhe detyrat kyçe kolektive të cilat mbështesin atë.
“Përfundon ushtrimi fushor “IRON BRAVO 2024”
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “IRON BRAVO 2024″.
Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion luftarak në nivel Kompanie ndërsa detyrë esenciale në të cilën është trajnuar kjo kompani ishte mbrojtja zonale (operacionet mbrojtëse) si dhe detyrat kyçe kolektive të cilat mbështesin atë.”, thuhet në njoftimin e tyre.