Lajme

FSK në trajnime me amerikanët, Departamenti amerikan i Mbrojtjes publikon pamjet

03/31/2022 19:32
nga:Astrit Gashi

Ushtarët nga Grupi i 10-të i Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët në Prishtinë.

Pamjet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’.

“Ushtarët nga Grupi i 10-të i Forcave Speciale dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës marrin pjesë në një stërvitje në Prishtinë, Kosovë”, thuhet në postim.