Lajme

FSK-ja në Ujman, Haradinaj: U bë kampanjë e paskrupullt për ta instrumentalizuar ushtrinë

07/29/2025 17:34
nga:G B

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ngushëlluar familjen pas gjetjes së trupit të të riut në liqenin e Ujmanit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shprehur indinjatë të thellë për kampanjën ndaj FSK-së që ka shkuar për ta gjetur trupin e tij, teksa ka thënë se politizimi i kësaj tragjedia tregon fytyrën e vërtetë të këtyre njerëzve.

Postimi i tij i plotë:

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të riut që u gjet sot në liqenin e Ujmanit, shpreh po ashtu indinjatën e thellë për kampanjën e paskrupullt që u bë duke instrumentalizuar FSK-në, e cila falë përgatitjeve intensive ndër vite me ndihmën e KFOR-it, ka arritur që të jetë në krye të detyrës në çdo skaj të Kosovës. Të bëhet politikë mbi viktima të tragjedive si kjo, tregon edhe një herë fytyrën e vërtetë të këtyre njerëzve.