Lajme

FSK-ja mbanë ligjëratë për mjetet piroteknike

12/16/2024 14:32
nga:N K

Në kuadër të aktiviteteve vjetore, Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit është duke mbajtur ligjërata për “Rrezikun nga mjetet piroteknike” me nxënës të Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit të FSK-së, ekipet trajnuese të Deminimit të FSK-së, kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet piroteknike gjatë përdorimit të tyre, veçanërisht tani që jemi në prag të festave të fund vitit.

Tutje thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha fushat, me këtë rast kërkon bashkëpunim me prindërit në mënyrë që të zvogëlojmë incidentet që mund të shkaktohen gjatë përdorimit të këtyre mjeteve.